Administratori i OSHEE, i propozuar nga Partia Demokratike, sipas marrëveshjes Rama-Basha, Haki Mustafa, ka urdhëruar sot pezullimin e dy punonjësve të kompanisë OSHEE.

Përkatësisht, nga detyra janë shkarkuar Bukurosh Maçi, me detyrë drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.

Arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 “Për marrjen e masave dhe  monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e  Shqipërisë për vitin 2017”.

Po sot administratori i OSHEE-së, Mustafa, ka komanduar Alfred Mitro në pozicionin drejtor të drejtorisë rajonale të OSHEE Elbasan dhe Admir Uruçi shef i agjencisë OSHEE Pukë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com