Ish kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si ‘spiunofobi’ të kreut të qeverisë faktin që nuk arriti të vërtetonte pretendimin e tij se Ardian Dvorani ishte kandidati “i preferuar” nga socialistët. Berisha ‘justifikoi’ 14 vota të mazhorancës ndaj Dvoranit si ‘sëmundje’ të kryeministrit. Më tej, Berisha shprehet se ‘viktima’ tjetër do të jetë Vali Bizhga.
“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur se e kundërshtoi opozita. Por siç e patë ju, e votuan 14 deputetë mnga mahzoranca. Pse? Ardian Dvorani është simboli i korrupsionit është turp në historinë e drejtësisë. Të garantoj dhe Vali Bizhgën ta kishin sjelllë, Rama nuk do e kishte votuar, se ai sheh spiun te çdo person. E ka kapur spiunofobia.
Pse e futën këtë (Dvoranin)? Por fakti që ky, u fut i parë me shpresën se duke i thënë se u bë një marrëveshje me Bashën se do votohej Dvorani. Dhe ky merr 14 vota, dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga spiunofobia. Viktima tjetër do jetë Vali Bizhga. Se atë e autorizon për takime dhe atë i thotë ti bën shumë takime.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Shtyrja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Berisha: Rama u tall me opozitën, po përdor skemë të njëjtë si me presidentin
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.6%
-
Gafë
50.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4944
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26