Doli i tretë në garën e Tiranës, Arlind Qori në Report Tv: Rezultati ynë u ka dhënë njerëzve shpresë, produkt i një pakënaqësie që i ka prekur të gjithë

Arlind Qori, drejtues i ‘Lëvizja Bashkë’ kishte një rezultat surprizues duke marrë 13.832 vota ose 4.8%, duke lënë mbrapa madje edhe Roland Bejkon e Partisë Demokratike. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Qori e cilëson këtë një rezultat shumë të mirë për shkak se sipas tij i dha njerëzve shpresë.

“Në që në fushatë patëm vënë re një reagim pozitiv. Njerëz që ishin mbështetës, na përkrahnin dhe kjo me bëri të shpresoja për një rezultat të mirë. Rezultati që kemi marrë mesa duket është një rezultat i mirë dhe i ka dhënë njerëzve shpresë. Për këtë ndihem i kënaqur për rezultatin e arritur.  Mendoj se shumë shqiptarë që na kanë votuar nuk e kanë pritur këtë rezultat. Kur kanë parë që jemi 14 mijë në Tiranë ua ka shtuar shpresën”, tha Arlind Qori.

I pyetur nëse mendon se njerëzit që e kanë votuar kanë qenë të djathtë apo të majtë, Qori deklaron se rezultati i tij është produkt i një pakënaqësie që i prek të gjithë.

“Unë nuk mund të spekuloj. Por po flas nga përvoja, për mendimin tim ata që na kanë votuar kanë qenë ata që më parë s’ka votuar asnjëherë, njerëz që më parë kanë votuar parti të reja, që më parë kanë votuar PS, që më parë kanë votuar PD.  Është një produkt i një pakënaqësie dhe kjo pakënaqësi i prek të gjithë”, tha drejtuesi i Lëvizjes Bashkë në një intervistë për Report Tv.

Arlind Qori shprehet se kanë pasur një rezultat shumë të mirë në qytetin e Tiranës dhe jo aq të mirë në fshatra për shkak se nuk kanë pasur mundësi ta bënin fushatën larg kryeqytetit.

“Ne kemi marrë më shumë vota urbane sesa në zonat rurale. Kjo është edhe e pritshme, ne s’kemi pasur shumë mjete financiare për të bërë fushatë. Ne në Tiranë shkonim me autobus, me biçikleta, në këmbë. Por në fshatra e kemi pasur edhe më të vështirë”, tha Qori.

Sa i përket akuzave për manipulime në zgjedhje, ish-kandidati për kryebashkiak në Tiranë thotë se ka pasur deklarata të shpeshta që flasin për blerje vota për përcaktimi i sasisë së fenomenit është i vështirë.

“Ne kemi folur me njerëz që dëshmojnë për praktika të blerjes së votës. Por nuk e vlerësojmë dot sasinë, se deri ku ka shkuar kjo. Edhe njerëz që kanë qenë aty për të intimiduar. Sa i përket numërimit kemi qenë aty dhe kemi mbrojtur çdo votë”, deklaroi Arlind Qori.

Në fund ai foli edhe për vazhdimin e aksionit politik. Qori u shpreh se lëvizja që ai drejton është e hapur për të gjithë njerëzit e ndershëm.

“Ne do të vijojmë me aktivizimin e përditshëm. Kemi projekte konkrete siç është propozimi ynë tashmë i dorëzuar me mijëra firma për të vendosur minimumin jetik”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, i cili kandidoi për kryetar të Bashkisë së Tiranës më 14 maj, Arlind Qori.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje