BERAT- Një 57 vjeçare rezulton e humbur prej më shumë se dy muajsh në qytetin e Beratit dhe sipas familjarëve ajo kishte dalë nga banesa për të mbledhur kanaçe, por nuk është kthyer më.
Sipas bashkëshortit të Refie Avdiut, Kardi Avdiu 63 vjeç, ai ka trokitur në shumë dyer, për të bërë të mundur gjetjen esaj, por deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë bashkëshortja e tij.
Ai shton se, ata jetonin në kushte ekstreme varfërie,ku 57 vjeçarja ishte e vetmja që siguronte të ardhura për familjen, pasi aid he djaliu i tyre është i papunë dhe vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Refija më datën 8 Dhjetor ka marrë rrugën për të kryer punën e saj, por që prej asaj dite nuk është kthyer më në banesë, ndërkohë që për herë të fundit është parë pranë lumit që kalon në këtë fshat. Kam shkuar deri tek Policia e Shtetit në Tiranë, shkojnë çdo ditë pranë policisë së Beratit me shpresën se do të gjejmë një shenjë nga bashkshortja, por përveç premtimeve se po kërkohet nuk kam marrë asgjë tjetër”, thotë Kardi Avdiu.
Bashkëshorti dhe djali i 57 vjeçares kanë kërkuar në gjithë territorin e zonës ku jetojnë, kun ë ndihmë i kanë ardhur edhe banorët e zonës, por deri tani ende nuk dihet gjë për fatin e Refies.
“E vetmja gjë që dua është të mësoj diçka për fatin e gruas, të di nëse është gjallë, apo nga jeta e vështirë mund të jetë mbytur në lum, por edhe për këtë dyshim policia nuk më ka ndihmuar, pasi nuk ka polumbar” thotë Avdiu.
Ndërkohë që burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë me dije se Refie Avdiu rezulton e humbur.
Foto e saj dhe informacioni i është shpërndarë të gjitha komisariateve, ndërkohë që mësohet se është bërë kontroll në të gjithë territorin përreth.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com