Sot u lirua me kusht për 5 vite në shërbim prove Endrit Dokle. Por për të fituar lirinë me kusht duhej me patjetër që një kompani apo institucion të dilte garant për ta marrë në punë, të cilën Dokle e ka siguruar. Kontratën për punësim Dokles ia ka siguruar firma “Mateo Konstruksion” me administrator Agim Cakon, ndërsa mban datën 26 tetor 2019.
Endri Dokle e ka lidhur këtë kontratë teksa ishte ende në burg, ndërsa sot është dhënë vendimi duke e liruar. Dokle sipas kontratës do të paguhet me 35 mijë lekë në muaj, ndërsa do të punojë për 8 orë në ditë. “Une administratori i shoqërisë, Agim Cako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej Endrit Dokles do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo construction shpk” me detyrë punëtor ndërtimi" shkruhet në kontratë.
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pranoi sot kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite, ndërsa duke qenë se ka kryer 3/4 e kësaj mase është liruar nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli. Dënimi përjetë ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja, por gjyqtarja sot i ka rrëzuar të gjitha duke e liruar nga qelia. 4 vite u ulën nga amnistia që u njoh nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa 5 vitet që mbetën nga 25, u konvertuan në shërbim prove.
Kontrata e punësimit te Endrit Dokles
Sot më datë 25.10.2019 unë Agim Çako në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k premtoj lidhjen e kontratës së punës si më poshtë vijon:
Shoqëria “Mateo konstruksion” sh.p.k ka si objekt të veprimtarë së saj, fushën e ndërtimit, me ortak të vetëm dhe administrator z.Agim Çako.
Shtetasi Endrit Dokle, atësia Mensur, i datëlindjes 31.12.1983 i identifikuar me Nr. personal 131231038G lindur në Kukës dhe banues në Tiranë është duke vuajtur dënimin pranë IEVP-Fushë-Krujë.
Unë administratori i shoqërisë Agim Çako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k. me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata e punësimit midis shoqërisë “Mateo Konstruksion” sh.p.k dhe shtetasit Endrit Dokle pas marrjes në provë për një afat 3 muaj, do të jetë me afat 1-vjeçar me të drejtë përsëritje.
Koha e punës së shtetasit Endrit Dokle në shoqërinë “Mateo konstruksion” sh.p.k do të jetë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë”, thuhet në premtimin e dnërtuesit. Pagesa neto që do të kryhet për punëmarrësin Endrit Dokle nga punëdhënësi “Mateo Konstruksion” sh.p.k do të jetë 35.000 lekë në muaj. Punëdhënësi merr përsipër që të paguajë edhe detyrimet tatimore (sigurime shoqërore dhe shëndetësore, tap)
Gjynah te lirohet edhe Marjan Rroku qe vrau nene e bije tek pallati i sportit Asllan Rusi. Jo KCK por super KCK
PërgjigjuJam i sigurte qe ky eshte rehabilituar, dhe do beje llac tete ore ne dite per 350 mije leke te vjetra ne muaj. Ky eshte shembull i qarte qe njerezit ndryshojne. Bravo shteti Shqiptar. Sot nje vit bejne drejtor Poste ose te Portit te Durresit
PërgjigjuTani te lirojne edhe Zani Caushin, Kakamim, Shullqzin e ndonje tjeter dhe te biem qetesi
PërgjigjuKakami i ktheu patkonjt nga dielli.. klani
Hajde shtet legen hajde. Te vrases 4 veta dhe te besh 16 vjet burg vetem ne shqiperi ndodh. O Edi Rama o legen muti, kto shif ti o legen mos shif ata qe vjedhin korrend apo regullojne çatine e shpis.
PërgjigjuHahahah sa qesharake jane jeta gjykatesit dhe prokuroret Shqipetare, per vjedhje energjie elektrike e vareosin ne burg fukarain kurse keta vrases gjakatare qe kane tmerruar Durresin lihen te lire sa turp o shtet legen pa personalitet dolen te gjithe kriminelet lul berisha viktor ymeri dhe ky plehu i fundit
Përgjigju