TIRANË - SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.
Pasuritë e sekuestruara me vendimin e datës 23 janar 2023, rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të Merlikës, i shpallur në kërkim.
49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.
Emri i Elvin Merlikës doli në dosje 'Plumbi i Artë', teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se Elvin Merlika së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles. Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi edhe 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e Dokles, ish anëtar i bandës së Durrësit. I penduari i drejtësisë mori parapagim nga Martinaj 100 mijë euro.
Indrit Dokle ka qenë drejtues i bandës së Durrësit, ndërsa është liruar nga burgu në janar të vitit 2020, teksa njihet për armiqësinë e tij me Martinajn. Dokle u shpall në kërkim nga SPAK në maj të vitit 2024, në kohën kur u goditën 4 grupe kriminale. Më parë Dokle është marrë në pyetje edhe për zhdukjen e Ervis Martinaj, pasi babai i Martinaj kishte deklaruar në Polici se dyshonin se Dokle kishte gisht në zhdukjen e Martinaj. Aktualisht Dokle mendohet se ndodhet në Dubai.
Lajmi ne perditesim...
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.
Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.
Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.
Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.
Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
- 100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
- 49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
- 100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
- Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
- Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
- Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
- Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
- Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
- 9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.