Doli nga zona e ftohtë, trajneri i Tiranës: Më në fund pak qetësi! Gjoka: Skënderbeu po i vuan shumë humbjet

Tirana ka arritur të fitojë duelin jetik për mbijetesën kundër Skënderbeut. Edhe pse vinin me 9 mungesa, kryesisht për shkak të kartonëve në derbi, bardheblutë ia dolën 1-0 në Elbasan Arena me një penallti të realizuar në minutën e 85 nga Bajroviç, pasi e fitoi 16-vjeçari Serxho Vogli, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë.

“Një fitore që na jep qetësinë. Një fitore e vuajtur ku erdhën 3 pikë duke mos bërë lojën tonë më të mirë. Kishim mundësi për më mirë. Skënderbeut pati momentet e veta kur mund të shënonte, por për fatin tonë të mirë sot futbolli na ktheu atë që ndoshta na ka munguar në ndonjë ndeshje të mëparshme,”-u shpreh Bledi Shkëmbi, trajner i Tiranës.

Me këtë fitore, pas shumë javësh, Tirana doli nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 7 me 26 pikë, ndërsa Skënderbeu zhytet akoma më shumë në vendin e fundit, teksa pas 25 javësh ka vetëm 20 pikë.

“Humbjet gjithmonë janë të vështira dhe jo të mira. Për momentin Skënderbeu po e vuan këtë punën e humbjes edhe të vendit ku jemi. Kështu është futbolli. Sot ndeshja u nda me një penallti. Ndoshta mund të kishte penallti edhe për ne në momentin e Mihës, por nuk u vlerësua nga VAR. Vlerësoi tjetër penallti. Kjo ishte ndeshje shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Edhe presioni e tensioni ndihet nga të dy kahët,”-tha Ernest Gjoka, trajner i Skënderbeut.

Po të dielën Laçi fitoi 3-0 kundër Teutës, duke i lënë durrsakët në vendin e parafundit, ndërsa të shtunën Bylisi barazoi 1-1 me Elbasanin, Dinamo e mbylli pa gola me Vllazninë dhe Egnatia mposhti 2-0 Partizanin në supersfidën e javës. Për rrogozhinasit kjo ishte fitorja e 6 radhazi në Superligë, duke bërë që të shkëputen në krye me 4 pikë më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Rama shfaqet me bufin që i dhuruan në Vlorë: Ky është si yll, po këneta po mban peng një forcë politike për veten e tij

Rama shfaqet me bufin që i dhuruan në Vlorë: Ky është si yll, po këneta po mban peng një forcë politike për veten e tij