Doli nudo në protestën në sheshin 'Skënderbej', reagon e reja pas komenteve të shumta: Zhveshja s’është turp, turp është të dëmtosh dikë (VIDEO)

Ditën e djeshme në sheshin “Skëndërbej”, gjatë protestës së zhvilluar kundër abuzimeve seksuale, ku rasti i fundit ishte i 15-vjeçares nga Mirdita e cila u përdhunua nga 5 persona, vëmendjen e mediave e tërhoqi një vajzë e cila ishte e zhveshur tërësisht nudo.

Ajo ka reaguar pas komenteve lidhur me të në rrjetet sociale,  ku përmes një videoje tregon se nudoja nuk është seksuale, ndërsa thekson se ka dashur të përçojë një mesazh për shoqërinë.

“Më dërgoi mikesha ime foton ku kam dalë te sheshi Skënderbej, ku kam dalë me një shkrim dhe kishte bashkëngjitur me një foto tjetër. Më vjen shumë keq që ishte ajo foto, ku dikush kishte përdorur disa terma, bashkë me foton time. Dhe kishte shkruajtur që protesta ka qenë një film pornografik. Sa keq shpirti im që t’i sheh filma të tillë! Sa keq që e ke të zhvilluar në atë lloj forme mendjen tende. Ky është shkrimi “Meshkujt janë fëmijët tanë.

Nëse ata sot nuk janë sot të denjë është sepse ne nuk e kemi bërë punën tonë si duhet”. Ne si gra, si nëna. Para se të bëhej burrë e të përdhunonte ka qenë fëmija jonë. Kam shkruajtur që do t’i mësoj fëmijës tim që të jesh i paveshur nuk është turp. Turp është të dëmtosh dikë. Nudo nuk është seksuale. E kuptoj që sistemi, mënyra se si gjërat kanë funksionuar, të mendoni se trupi jonë, vagina jonë, është turp. Sa keq! Gjoksi ynë është turp, ah sa keq!”, u shpreh vajza në fjalë.

“Doni edhe listën e njerëzve që më kanë ngacmuar mua seksualisht?! Kam pasur zhvillim të hershëm që 12 vjeç. Kur isha 15 më ndiqnin një rrjet trafikantësh. I doni me emra mbiemra, ti vrisni edhe ata? Ligji i karmës thotë që nëse ne një gjë na përsëritet disa herë do të thotë që ne nuk e kemi marrë mësimin. Kuptoni forcën tuaj! Meshkujt janë fëmijët tanë, nëse janë ashtu siç janë, do të thotë që ne nuk i kemi edukuar. Sot ne mbajmë përgjegjësi për çdo fëmijë që përdhunohet. Po shisni shpirtin vetëm që mos ta dëgjojnë komshinjtë, për llafet e botës. Është faji jonë, sepse meshkujt janë fëmijësh tanë”, vijoi ajo.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 25/05/2021 04:52

    Hajt se tani qe u bere e famshme do te gjesh kliente te nje rangu me te larte, sdo te shkosh me me kliente te ulet e me pagesa qesharake.... ja hodhe fukarallekut edhe ti tani, do kesh faqen tende ne insta me foto profesionale....

    Përgjigju
  • flori: 25/05/2021 01:03

    O kinge pse zhvishesh ne rruge..hajde ne shtepine time madhe rri nude SA te duash. ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut