U denoncua nga familjarët si i humbur, 58-vjeçari gjendet në Maqedoni

U denoncua nga familjarët si i humbur, 58-vjeçari gjendet në Maqedoni

Foto Ilustruese

Peshkatari 58-vjeçar, i cili humbi mëngjesin e sotëm kontaktet me familjarët, është gjendur. Sipas burimeve policore, Dylber Mimini është gjetur me varkë në pjesën maqedonase të liqenit të Ohrit. 

Pasi është vendosur në kërkim të tij, ka qenë policia e shtetit fqinj ajo që ka mundur ta gjejë. Mësohet se 58-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Personi në fjalë, banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, u shpall i humbur mëngjesin e sotëm, pasi kishte dalë për të peshkuar në liqen. Kanë qenë familjarët e tij ato që e kanë denoncuar rastin në polici. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja