Dolores O’Riordan, ja cila është
arsyeja e vdekjes së këngëtares

Dolores O’Riordan, ja cila është<br />arsyeja e vdekjes së këngëtares<br>
Shkaku i vdekjes së Dolores O’Riordan është një mbidozë medikamentesh kundër dhimbjes.

Mediat irlandeze njoftojnë se pranë trupit të vokalistes së “The Cranberries” u gjetën disa kapsula Fentanil, një medikament i fortë kundër dhimbjes, i përdorur në masë nga përdoruesit e drogave.

Ndonëse raporti zyrtar i autopsisë së këngëtares irlandeze nuk është publikuar ende, pista kryesore e hetuesve është ajo e vdekjes për shkak të mbidozës. Bëhet fjalë për të njëjtin medikament që i ka marrë jetën edhe yjeve të tjerë muzikës, si Prince apo kantautori Tom Petty.

Dolores O’Riordan ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, më datë 15 janar në Londër. Nën udhëheqjen e O’Riordan, “The Cranberries” arritën majat e klasifikimeve botërore në fillim vitet 90-të.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Dy gjimnazistë që pinë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra

Dy gjimnazistë që pinë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra