Dom Ernest Troshani shpallet
Kardinal nga Papa Françesku
"Persekutorët ia kam lënë në dorë Zotit"

Dom Ernest Troshani shpallet<br />Kardinal nga Papa Françesku<br />
Në lutjen e të dielës në Vatikan, Papa Françesku ka shpallur kardinalët e rinj ndër të cilët edhe Dom Ernest Troshanin për dëshminë  e jetës së tij të Krishterë. 

Dom Ernest Troshani është i vetëmi prift në të gjithë listën që shpallet Kardinal për ta nderuar. Më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare përgjatë komunizmit. 

Në mediat e gjithë botës shkoi përqafimi i përzemërt i përlotja e Papës në takim me Kardinalin e dytë shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Ky është një titull nderi që i jepet atij. Kjo do të thotë se ai nuk merr pjesë ne konklave, pasi ka kaluar moshën, por Kisha e nderon me këtë titull.

Kardinali tjetër përpara Troshanit ishte Ernest Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Papa Gjon Palit II për dëshminë e jetës së krishtere dhe për martirizimin. Ky është një nderim dhe mirënjohje që Papa Francesku i bën Shqipërisë përpara shpalljes së Lumturimit të 38 martirëve shqiptarë që do të bëhet më 5 nëntor të këtij viti në Shkodër. 

Vlerësimi i klerit shqiptar të përndjekur gjatë komunizmit është shenja se ky kler i ka dhënë shumë Kishës Katolike universale sidomos me martirizmin e tij gjatë komunizmit.

d
(Papa Françesku dhe Dom Ernest Troshani)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë