Domate turshi të mbushura

Përbërësit:

  • 3 kg domate jeshile
  • 1 kg lakër e prerë hollë
  • 300 gr karrota të grira
  • 2 lugë rigon
  • 1 lugë kripë
  • 10 thelpinj hudhër

Për shëllirën:

  • 2 litra ujë
  • 1 lugë uthull molle
  • 3 lugë kripë
  • 1 lugë sheqer

Përgatitja:

Përziejmë lakrën, karrotat, rigonin, kripën dhe hudhrat. Presim domatet në pjesën e sipërme, heqim pak tul nga brenda dhe i mbushim me përzierjen e përgatitur. I sistemojmë në kavanoza qelqi. Ziejmë ujin me uthullën, kripën dhe sheqerin. Sapo të vlojë e shtojmë të nxehtë mbi domatet. Mbyllim mirë kavanozët dhe i lëmë për 5 ditë në temperaturë ambienti, në një vend të ngrohtë. Më pas i vendosim në frigorifer.

Këshilla nga Albana: Nëse i do më të athëta, shto edhe 1 lugë tjetër uthull në shëllirë. Për më shumë aromë, mund të shtosh pak kopër ose gjethe dafine.