Shfaqja me titull "Domatja Kërcimtare" vjen për publikun e vogël gjatë kësaj fundjave në Teatrin e Kukullave.
Pjesa e shkruar nga Rovena Rrozhani, me regji nga Aurora Qazimi Ymeri, muzikë nga kompozitori Sajmir Çili, dhe koreografinë e Fatjon Sulstarovës risjell në skenën e teatrit të fëmijëve një sprovë të re që synon të ngjisë në skenë edhe aktorë të vegjël krah aktorëve profesionistë.
Në 16 maj ora 10:30 dhe 11:30, dhe në 17 maj ora 10:30 dhe 11:30, në skenën e teatrit të kukullave në rolet kryesore do ringjiten të interpretojnë 10 fëmijët e vegjë si Klea, Dea, Nikol, Noah, Aleksandri, Arla, Endri, Andrea, Roan dhe Pegi, të cilët në krah të tyre kanë edhe aktorët profesionistë të Teatrit të Kukullave si Esmeralda Kame, Denard Xhillari, Donika Ramallari."Domatja kërcimtare" është në alternim i bukur i lojës dhe muzikës, aktrimit e kërcimit por edhe informacionit edukativ për ushqimin e shëndetshëm tek fëmijët.
Sionopsi
Aleksi, një djalë i vogël nuk dëshiron të hajë supën me domate sepse është e kuqe. Të tjerë fëmijë nuk duan të hanë specin, portokallin apo nuk duan të pijnë qumështin. Të mërzitur, frutat dhe perimet mblidhen së bashku dhe mendojnë sesi të gjejnë një mënyrë për t'u hyrë fëmjëve në zemër. Ata vendosin të japin një shfaqje duke prezantuar cilësitë e tyre më të mira. Me këngë dhe kërcime, personazhet bëjnë cmos të luajnë me fëmijët dhe t'u tregojnë atyre anën më të mirë, por edhe pak nga historia e jetës së tyre.
Në këtë shfaqje një ndihmë u vjen personazheve edhe nga Luga dhe Masterchef-at. Në fund të shfaqjes djali i vogël tregon se duke luajtur me domaten ka zënë miqësi
Shfaqja "Domatja kërcimtare" do të mbahet në 16 maj ora 10:30 dhe 11:30, dhe në 17 maj ora 10:30 dhe 11:30.
/atsh/
/Shqiptarja.com