Napoli i Luciano Spallettit fitoi dje 0-2 në udhëtim kundër Eintracht Frankfurtit në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, duke dominuar lojën dhe duke hipotekuar kalimin në çerekfinale. Pas ndeshjes, trajneri Spalletti është shprehur i lumtur por kërkon të mbajë të tijtë me këmbë në tokë.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen sepse luajtëm me personalitet qysh në fillim të ndeshjes. Çerekfinalet e Champions League janë më afër. Për mua, kualifikimi është gjithmonë 50 me 50, sepse në çdo rast ndeshja e dytë duhet luajtur. Na duhet përulësia maksimale sepse supozimi se kemi kaluar bëhet armik dhe ndeshjet mund të ndryshojnë për një episod në çdo kohë", tha italiani.
Trajneri analizoi edhe lojën kundër Frankfurtit, me napoletanët që dominuan duelin dhe veç dy golave humbën edhe penallti.
"Ne luajtëm një lojë që tregon se futbolli ynë është efektiv edhe në Europë, ndërsa Eintracht luajti në mënyrën italiane duke u vënë në mbrojtje. Në këtë ndeshje nuk duhet ta linim të kontrollonte lojën sepse do të ishte bërë e rrezikshme të na merrnin hapësira të caktuara", tha Spalletti.
Pas ndeshjes, në kanalet e komunikimit ka pasur komplimente edhe nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis. "Nuk është kurrë e lehtë të fitosh në Champions League, veçanërisht në Gjermani dhe me një personalitet të madh të treguar. Bravo të gjithëve".
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.9%
-
Normal
19.8%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conte thërret, Ylber Ramadani përgjigjet! Mesfushori i Kombëtares gjen akordin me Napolin, ja shifrat
4 Janar, 08:59
-
GOLAT/ Juventusi ndalet 2-2 nga Fiore, Milani barazon 1-1 ndaj Romës! Napoli fitore me shije kreu
29 Dhjetor 2024, 22:51
-
Juventusi largon kapitenin në janar, Danilo ka akord me Napolin
28 Dhjetor 2024, 15:59
-
Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin
23 Dhjetor 2024, 12:38
-
GOLAT/ Napoli fiton në Genoa dhe merr kreun e Serie A! Torino s'i bën ballë Bolognas, frikë për mbrojtësin polak! Tri pikë për Lazion
21 Dhjetor 2024, 17:23
-
GOLAT/ Sherri nga minuta e parë, Gjimshiti luan një pjesë loje! Atalanta thyen 0-1 Cagliarin dhe prin Serie A, Napoli përmbys Udineses! Juventusi barazon 2-2 në shtëpi
14 Dhjetor 2024, 17:34
-
Konfirmohet hapi i madh për Ardian Ismajlin, agjenti: Me Napolin jemi në kontakt prej një viti
12 Dhjetor 2024, 13:12
-
Champions League/ Juventusi ‘zhyt’ Man. Cityn, e mposht 2-0! Barcelona fiton 2-3 dhe kalon më tej, tri pikë Milani e Arsenali! Skuadrat e kualifikuara dhe eliminuara
12 Dhjetor 2024, 08:31
-
Juventusi kërkon të kthejë Osimhen në Serie A, konkurrencë nga PSG e United
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Cassano s'ia përton Lukakut: Napoli po luan me dhjetë lojtarë! Conte humbet Kvaratskhelian
11 Dhjetor 2024, 14:33
-
Granit Xhaka 'fiku' mesfushën e Interit, statistikat e shqiptarit: Na duhet punë
11 Dhjetor 2024, 11:47
-
Humbja e parë e Interit në Champions, Inzaghi: Bëmë shumë pak, Leverkusen na prishi rekordin
11 Dhjetor 2024, 10:59