'Dominuam kupën nga fillimi', Trajneri i Egnatias: Dedikim për Duamenan! Devolli: Vit stresues, më vjen keq për futbollistët e Kukësit
Trajneri i Egnatias Tetova dhe i Kukësit Devolli djathtas
Për të dytin sezon me rradhë Egnatia është shpallur kampione e Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit ia dolën në Air Albania të fitojnë 1-0 kundër Kukësit të rënë nga kategoria, me golin e Ndrecës në fundin e pjesës së parë.
“Emocion tjetër nga i pari sepse ai ishte normalisht më i fortë. Ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në Kupë në të dyja edicionet, por ky ishte më dominant. Normalisht finalja nuk ishte dita më e mirë e ekipit tim,”-u shpreh Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
“Kjo fitore na jep vetëbesim për përballjen që kemi me Vllazninë të dielën në final-four,”-tha Arbenit Xhemajli, futbollist i Egnatias.
“Më vjen keq për këta djem se besoj e meritonin pas gjithë atij viti të stresuar që kanë kaluar. E meritonin një fund më gëzim, por s’kemi çfarë bëjmë kështu është futbolli. Do pranojmë verdiktet,”-deklaroi Bledar Devolli, trajner i Kukësit.
Tifozët rrogozhinas në fillim të ndeshjes shpalosën një banderolë të madhe në nder të Dëamenas, ish-kapitenit të Egnatias që në nëntor ndërroi jetë në fushë, ndërsa edhe ekipi pas këtij triumfi suksesin ia dedikuan atij.
“Djemtë kanë bërë një betim në fillim të edicionit që këtë trofe do ia dedikon kapitenit të tyre. Ia kanë arrit dhe besoj se jemi të gjithë të lumtur,”-u shpreh Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
Shpërblimi për trofenë e fituar nga FSHF është 5 milionë lekë, ndërsa presidenti i Egnatias më herët kishte deklaruar se 4 milionë lekë do shkonin shpërblim për ekipin, që të dielën luan gjysmëfinalen e final-four kundër Vllaznisë. Për t’u theksuar se me fitimin e Kupës nga Egnatia ka gëzuar edhe Tirana, që do marrë pjesë gjatë verës në turin e parë të Conference League.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Renditja/ Egnatia barazon 2-2 ndaj Vllaznisë, kampionët sigurojnë 'Final 4'! Dinamo fiton derbin, Partizani shpërdoron penallti në limite! Toma 'ngjall' Teutën
28 Mars, 08:57
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
Personazh/ Besimtarja rrëfen për Report Tv si mbahej Ramazani në diktaturë: Sigurimsat na jepnin karamele për të prishur agjërimin
16 Mars, 15:43
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Vora i falet një goli, Flamurtari 'poker' në udhëtim! Besa fiton në Pogradec, rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
15 Mars, 16:14
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Kukësi prezanton trajnerin e ri, rikthen njeriun e titullit kampion
6 Mars, 15:40
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
‘Final 4’ zbret sot në fushë, agjenda e raundit të 28-të në Superligë
5 Mars, 08:44