Don V. Sopi: Gjeta dëshmi për 
Fishtën e Gjeçovin në Zagre

Don V. Sopi: Gjeta dëshmi për <br />Fishtën e Gjeçovin në Zagre
TIRANE- Janë promovuar dje në Shkup dy veprat shkencore të Don Viktor Sopit: “Fishta, dëshmi e identitetit shqiptar”, dhe “Gjeçovi –tradita dhe qytetërimi shqiptar”. Botimet janë bërë nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Shkup. Promovimin e çeli Sefer Tahiri, i cili tha se autori vjen me këto dy botime të rëndësishme për letërsinë dhe kulturën shqiptare, pas një kontributi të vlefshëm që ka dhënë dhe vazhdon të jep në sferën e humanizmit dhe përcjelljes së mesazheve të paqes dhe përbashkimit ndërshqiptar. 

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, e quajti një nderim të madh faktin që këto vepra kushtuar dy kolosëve të mëdhenj të letërsisë dhe kulturës shqiptare, Fishtës e Gjeçovit, promovohen në Shkup. Sipas tij, veprat e Viktor Sopit “argumentojnë dhe përforcojnë identitetin tonë etnik-kombëtar në këto troje të lashta të Ballkanit”.

Më pas kanë folur prof. dr. Emin Kabashi, Zeqirija Ibrahimi, etj. Një sintezë të përmbajtjes dhe rëndësisë së këtyre veprave kanë bërë poeti e studiuesi Sarë Gjergji, e shkrimtari Fadil Curri. Ndërsa, autori Don Viktor Sopi tha se motivi për të shkruar këto vepra ka qenë i kahershëm, që nga koha e studimeve të tij në Vojvodinë e Zagreb, kur ka arritur të mbledh dëshmi të shumta për veprimtarinë e këtyre dy figurave madhore.

Ai më tej tha se në këto botime është përfshirë gurra e pastër epike e lirike, por edhe komike e Fishtës, sikurse dhe puna krijuese e Gjeçovit në sistemimin e vlerave të kanunit të Lekë Dukagjinit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës