Don xhoni ndihmon familjet në nevojë në muajin e shenjtë të Ramazanit

Don xhoni ndihmon familjet në nevojë në muajin e shenjtë të Ramazanit

Reperi Don Xhoni

Reperi Don Xhoni u bë i njohur për publikun për një periudhë kohe relativisht të shkurtër, fama e tij e shpejtë u mendua në fillim si një shkëlqim i përkohshëm por ai duket se ka mësuar ta menaxhojë mirë vëmendjen, dashurinë dhe vlerësimin e fansave të tij.

Ai është një prej reperëve më të përfolur dhe shpesh në rrjete sociale lë të kuptohet se paguhet mirë, duke qenë se është aktiv me muzikën dhe hitet.Ai shpesh ndan me ndjekësit foto vilash e makinash të reja, por nuk harron të bëjë mirë për të tjerët me pasurinë e tij.

Don Xhoni duket se është një djalë që i ndihmon të tjerët dhe u gjendet pranë në momente të vështira.

Tani që jemi në muajin e Ramazanit, ku të japësh dhe të falësh është gjesti më i lartë,  Don Xhoni ka zgjedhur t’i vijë në ndihmë familjeve në nevojë. Në një postim në InstaStory, reperi ka pozuar së bashku me bamirësin Halil Kastrati, ku tregon i lumtur për veprën e tij.

Ai dhuroi shumën monetare për ndërtimin e një shtëpie për një familje në nevojë.

“E falenderoj Zotin që në këtë moshë na ka mundësu me i dal krah ma s’pari vetit, tani familjes e shoqnisë edhe na e ka mundësu me ndihmu dikon”- shkruan ai.

 

 

 

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën