Nga Vlora në një diskutim me studentët e Universitetit 'Ismail Qemali', ambasadori i SHBA, Donald Lu ka kërkuar mbështetje maksimale ndaj personave të trafikuar.
Vlora sipas tij mbetet një komunitet që ka vuajtur nga trafikimi i personave, ndërsa ka kërkuar dënime më të rënda për trafikantet dhe njëkohësisht bashkëpunim mes institucioneve.
"Kam pasur rastin të vizitoj disa qendra OJQ në Shqipëri që mbështesin viktimat e trafikimit.
Një nga kujtimet më të fuqishme të kohës sime në Shqipëri ka qenë bashkëbisedimi me vajzat e strehëzave, ato janë njerëzit më guximtarë që kam takuar ndonjëherë.
Disa prej tyre janë mashtruar për prostitucion prej ofertave me paga të larta, për të punuar si dado, punonjëse zyrash.
Disa prej tyre nuk janë më të rritura se fëmijët e mi. Disa nga ato kanë pasur kurajon t'i shpëtojnë skllavërisë dhe të kthehen në vendin e tyre në Shqipëri.
Por jo të gjitha ato që janë kthyer janë mirëpritur nga familjet e tyre dhe komuniteti. Fatkeqësisht disa prej familjeve të komuniteteve nuk e kuptojnë se ato nuk kane bërë asgjë të keqe dhe se janë viktima të këtij krimi.
Këto vajza të reja kanë kurajon të ndërtojnë një jetë më të mirë për vete dhe të jenë mbështetëse të njëra tjetrës" tha ai.
Vetëm gjatë këtij viti në Vlorë janë evidentuar nga policia rreth 12 raste trafikimi, ndërsa janë 7 persona të arrestuar.
Të dhëna këto të bëra publike nga vetë drejtori i policisë së qarkut Vlore Jaeld Cela.
Zv/ ministrja e Brendshme Elona Gjebrea e ka cilësuar si një plagë të shoqërisë shqiptare trafikimin e personave, por sipas saj lufta ndaj këtij fenomeni mbetet prioriteti kryesor.
Fenomeni vijon të mbetet ende shqetësues, pasi referuar statistikave të përcjella vetëm në pesë vitet e fundit janë regjistruar 560 viktima te trafikimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO