Mësimi i gjuhës së vendit ku shërben, është një prej rregullave që duhet të zbatoj çdo ambasador, sipas rregullave diplomatike. Por jo të gjithë ja dalin ta mësojnë gjuhën e çdo shteti ku shërbejnë, për disa arsye.

Një ndër arsyet, është se transferohen herë pas here në shtete të ndryshme, kjo është sfidë e vështirë për disa ambasador. Një arsye tjetër është vështirësia e gjuhës. Ndryshe ka ndodhur me ambasadorin Donald Lu, flet rrjedhshëm, dhe bukur gjuhën shqipe, madje kjo e ka ndihmuar për të përsosur mjeshtërinë e tij në diplomacinë publike.

Shumica e shqiptarëve ngelën të befasuar, kur dëgjuan ambasadorin të prezantohej në gjuhën shqipe. Tashmë ambasadori, ka zbuluar sekretin se si e ka mësuar gjuhën shqipe.

Në faqen e ambasadës amerikane ambasadori shkruan:

“Fjalia e parë që mësova në shqip ishte nga ky qytet – ja korçare, ja hiç fare!” u tha Ambasadori Donald Lu qytetarëve në Korçë. Ambasadori dhe bashkëshortja e tij, Dr. Ariel Ahart, vizituan qytetin juglindor këtë fundjavë për “Rock on the Stone”, një aktivitet që festoi miqësinë shqiptaro-amerikane dhe ndikimin e kulturës amerikane në Korçë.

Marrëdhënia e fortë midis vendeve tona u soll në jetë përmes bashkëbisedimeve, kujtimeve personale, fotove të organizatave të para shqiptare në Amerikë, prezantimit të kulinarisë amerikane, dhe një koncerti me muzikë xhaz, rrok dhe kauntri.

Ishte një fundjavë e mrekullueshme mikpritjeje shqiptare, e ndërthurur me shijen e historisë dhe kulturës amerikane.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com