Një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në qyetetin e Pogradecit.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.2.
Sipas burimeve nga policia dyshohet zjarri ka qenë i qëllimshëm. Të njëjtat burime informojnë se një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ka ndodhur ngjarja.
Vijon puna për identifikimin e këtij të fundit.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Komente












