Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të diel me katër ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e 17-të. Duke nisur nga ora 12:30 Milani fitoi 3-0 kundër Veronës, sukses edhe për Napolin në fushën e Cremoneses. Në orën 20:45 luhet Atalanta - Inter, teksa miqve iu duhet një fitore për t'u rikthyer në krye të renditjes.
Në "San Siro", vendasit e Milanit fituan 3-0 kundër Veronës në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për kuqezinjtë. Edhe pse ia dolën të shënon tre gola, te Milani e zhbllokuan ndeshjen vetëm në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë. Krosimi i Modric nga këndi dhe devijimi me kokë i Rabiot bëri që sfera të përfundonte te Pulisic, me amerikanin që nuk gaboi nga pranë porte. Nisja e pjesës së dytë solli edhe golin e Nkunku me 11 metërsh, për qetësinë e kuqezinjve. Ky ishte goli i parë për të në Serie A, ndërsa Nkunku u kujdes që në minutën e 53-të të shënonte edhe golin e dytë personal. Pas këtij suksesi Milani e gjen veten në krye të Serie A me 35 pikë.
Pasi ngritën trofeun e Superkupës së Italisë në Riad të Arabisë Saudite, Napoli i Antonio Contes iu rikthye fitoreve edhe në kampionat duke mposhtur 0-2 Cremonesen në stadiumin "Giovanni Zini". Sulmuesi Rasmus Hojlund ishte në një ditë fantastike duke shënuar dy golat e ndeshjes, në minutat 13-të dhe 45-të.
Serie A, raundi 17-të:
E diel, 28 dhjetor 2025
15:00 Cremonese 0-2 Napoli
20:45 Atalanta - Inter
Renditja:
Pas fitores 3-0 të Milanit kundër Veronës, trajneri i kuqezinjve, Massimiliano Allegri foli për suksesin dhe ecurinë drejt titullit kampion në Serie A. Ish-trajneri i Juves, Allegri, kishte një vizitor special sot në "San Siro", pikërisht Andrea Agnellin, ish-presidentin e tij te "Zonja e Vjetër".
"Verona? Këto janë momente që duhen luajtur ndryshe. Duhet ta mbajmë topin, jo të qëndrojmë në vend, por të lëvizim. Ende duhet të përmirësohemi shumë në këtë fushë, në menaxhimin e topit. Megjithatë, në përgjithësi, luajtëm një ndeshje të mirë, ishim të organizuar, nuk pësuam asgjë.
Nkunku? Është normale që jam i lumtur për Nkunkun, ai është një lojtar shumë i ndjeshëm dhe donte të bënte mirë sot. Pas penalltisë, ai e tregoi veten, shënoi një gol tipik për të. Megjithatë, ai mund të vazhdojë të përmirësohet", tha Max fillimisht.
Allegri pati kohë të shijonte një fitore vendimtare përpara se të përqëndrohet në ndeshjen e radhës kundër Cagliarit.
"Sa më tej të shkojmë, aq më e vështirë do të jetë. Pas pesë ditësh duhet të udhëtojmë për në Cagliari, ku është gjithmonë e vështirë të luash. Do të duhet të përgatitemi mirë. Na duhet ndihma e të gjithëve sepse kemi një muaj të rëndësishëm që fillon sot", vijoi ai.
Trajneri i kuqezinjve foli për shanset për titullin kampion. Pas 16 ndeshjeve, skuadra e tij e Milanit ka grumbulluar 35 pikë, një ritëm që, nëse kampionati vazhdon kështu, mund të nënkuptojë titullin për kuqezinjtë. Por Allegri nuk e ekzagjeron.
"Për momentin, shanset do të jenë midis 82 dhe 84 pikë dhe mund të bëhen 86. Pastaj, nëse dikush vazhdon një seri fitoresh, kjo mund të ndryshojë . Sot ishte e rëndësishme për ne të fitonim kundër një skuadre të mirë. Pastaj duhet të bëjmë hapa të vegjël, duke pritur që të gjithë lojtarët të kthehen në 100%, nga Pulisic, i cili nuk ishte në formën e tij më të mirë sot, te Fofana dhe Leao. Duhet të vazhdojmë të punojmë me një objektiv të qartë në mendje, të kthehemi të luajmë në Ligën e Kampionëve. Dhe siç tha Capello së fundmi, nuk do të jetë e lehtë të përfundojmë në 4 të parët", tha Allegri.
Milan - Verona, Andrea Agnelli në tribunat e 'San Siros'
Së fundmi, një shaka për Andrea Agnellin, ish-presidentin e Juventusit që ishte i pranishëm në tribunat e 'San Siros', me të cilin Allegri do të festojë fitoren.
"Isha shumë i kënaqur që presidenti Agnelli erdhi për të parë ndeshjen, me kalimin e viteve kemi ndërtuar një marrëdhënie që shkon përtej punës. Në fakt, tani duhet të them lamtumirë sepse ai po më pret këtu për të shkuar për drekë", tha në fund trajneri i Milanit, që bëri historinë te Juventusi disa sezone më parë.
Pasi ngritën trofeun e Superkupës së Italisë në Riad të Arabisë Saudite, Napoli i Antonio Contes iu rikthye fitoreve edhe në kampionat duke mposhtur 0-2 Cremonesen në stadiumin "Giovanni Zini". Sulmuesi Rasmus Hojlund ishte në një ditë fantastike duke shënuar dy golat e ndeshjes, në minutat 13-të dhe 45-të. Për momentin Napoli mbetet në vendin e dytë me 34 pikë, një më pak se Milani.
Në "San Siro", vendasit e Milanit fituan 3-0 kundër Veronës në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë për kuqezinjtë. Edhe pse ia dolën të shënon tre gola, te Milani e zhbllokuan ndeshjen vetëm në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë. Krosimi i Modric nga këndi dhe devijimi me kokë i Rabiot bëri që sfera të përfundonte te Pulisic, me amerikanin që nuk gaboi nga pranë porte. Nisja e pjesës së dytë solli edhe golin e Nkunku me 11 metërsh, për qetësinë e kuqezinjve. Ky ishte goli i parë për të në Serie A, ndërsa Nkunku u kujdes që në minutën e 53-të të shënonte edhe golin e dytë personal. Pas këtij suksesi Milani e gjen veten në krye të Serie A me 35 pikë.
Komente








