Donald Lu takon 4 gazetarët e
paditur nga gjyqtari Gjin Gjoni

Donald Lu takon 4 gazetarët e<br />paditur nga gjyqtari Gjin Gjoni
Ambasadori Donald Lu është takuar sot në mesditë me katër gazetarë, Elton Qyno dhe Adriatik Doçi të Shqiptarja.com dhe Aleksandra Bogdani dhe Besar Likmeta të BIRN, të cilët janë paditur nga gjyqtari Gjin Gjoni.
 
Ambasada e SHBA në profilin e saj në Facebook ka publikuar foton nga takimi me diçiturën: “Beteja juaj është beteja jonë”.
 
Ambasadori Lu ka dashur të jetë shumë i qartë në mbështetjen e tij dhe të SHBA për betejën e katër gazetarëve.
 
Foton e shoqëron edhe me #'NukDoHiqjaAsnjePresje’, shprehje e përdorur nga postimi i gazetarit Adriatik Doçi kur u padit nga Gjoni.
 
Gazetari shprehej në postim se pavarësisht padisë, nuk do t’i hiqte asnjë presje shkrimeve të tij për Gjin Gjonin.
 
SHBA: Beteja juaj është beteja jonë
Gjithashtu shprehja, “Beteja juaj është beteja jonë” nënkupton se nuk është thjeshtë beteja e 4 gazetarëve me Gjin Gjonin, por betejë e një prej njerëzve më me influencë në drejtësi me shqiptarët dhe lirinë e medias.

%u200BDonald Lu
Statusi i Ambasades se SHBA

Padia dhe pezullimi i gjyqit ndaj gazetarëve
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, njëherësh gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Kolegjit Zgjedhor, ka nisur një betejë ligjore kundër mediave, me pretendimin se i kanë cenuar nderin dhe personalitetin.
 
Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, kanë paditur në Gjykatën e Tiranës gazetën Shqiptarja.com si dhe gazetarët Adriatik Doçin dhe Elton Qynon (gazetarë pranë Shqiptarja.com), duke u kërkuar dëmshpërblim për dëm moral, në vlerën 4 milionë lekë.
 
Në të njëjtën kohë, çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi kanë ngritur një padi edhe ndaj Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania si dhe ndaj gazetarëve Besar Likmeta e Aleksandra Bogdani. Nga BIRN Albania dhe dy gazetarët, gjyqtari kërkon dëmshpërblim të përgjithshëm prej 7 milionë lekësh.
 
Gjyqtari Gjin Gjoni, në padinë e tij, u referohet disa pasazheve të dy artikujve të gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi, botuar në gazetën Shqiptarja.com. konkretisht u referohet artikujve me titullin: ‘Gjermani e Francë sjellin përgjigjet për dosjen ‘Gjin Gjoni’’, dhe ‘Gati Vetingu, ja gjyqtarët që rrezikojnë largimin nga sistemi’.

Por, gjyqtarja Blerina Muca në Gjykatën e Tiranës ka vendosur të pezullojë përkohësisht padinë e gjyqtarit Gjin Gjoni ndaj gazetës Shqiptarja.com dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doci, për shkak se shqyrtimi i padisë së Gjonit sipas gjyqtares është konflikt interesi.
 
Gjyqtarja tha se për shkak se njëri nga paditësit, Gjin Gjoni është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës e ish-koleg i gjyqtares, ajo nuk mund të gjykonte çështjen.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente