Donald Trump e quan Biden 'një armik të shtetit'! Bastisja e shtëpisë sime, abuzim tronditës i pushtetit

Donald Trump e quan Biden 'një armik të shtetit'! Bastisja e shtëpisë sime, abuzim tronditës i pushtetit

Donald Trump në Pensilvani

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump teksa ka folur gjatë një mitingu në Ëilkes-Barre, Pennsylvania, ditën e djeshme e ka quajtur presidentin Joe Biden një "armik të shtetit" në tubimin e tij të parë që kur FBI kontrolloi vendpushimin e tij në Florida për dosje të ndjeshme. Duke folur me mijëra mbështetës në Pensilvani, ish-presidenti akuzoi zotin Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij.

“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane", tha Trump.

Ai ishte në shtet për të promovuar dy kandidatë republikanë. Mehmet Oz po kandidon për Senatin e SHBA dhe senatori i shtetit Doug Mastriano është në garë për t'u bërë guvernatori i ardhshëm i Pensilvanisë. Të dy folën vetëm shkurt - si gjithmonë, mitingu i së shtunës mbrëma ishte në të vërtetë për një person: Trump. Ish-Presidenti, 76 vjeç, e kaloi pjesën e parë të fjalimit të tij gati dy orësh duke kritikuar kërkimin e FBI-së, por më vonë iu kthye temave të njohura: pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, sulmet ndaj rivalëve në Partinë Demokratike dhe premtimet për të "Shpëtuar vendin ". Disa herë, ai bëri thirrje që njerëzit që merren me drogë të marrin dënimin me vdekje.

Ish-presidenti është aktualisht i përfshirë në një përleshje ligjore me autoritetet federale për një sasi të vogël dokumentesh të klasifikuara që FBI kapi muajin e kaluar. Autoritetet qeveritare thonë se zoti Trump mori dhe ruajti dokumentet e Shtëpisë së Bardhë në mënyrë të pahijshme, duke përfshirë disa të shënuara "tepër sekrete", në shtëpinë e tij në Florida - resortin Mar-a-Lago. Prokurorët federalë tani thonë se ai mund të ketë penguar hetimin për posedimin e dokumenteve. Zoti Trump më parë ka quajtur hetimet dhe sulmet kundër tij si "gjueti shtrigash".  Ish-presidenti e ka ndërtuar prej kohësh apelin e tij duke e quajtur veten dhe mbështetësit e tij si figura të persekutuara politikisht. Trump i lidhi problemet e tij personale ligjore me zhgënjimet politike të mbështetësve të tij, duke pretenduar: "Ne jemi duke u sulmuar… nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë".

"Nuk ishte vetëm shtëpia ime ajo që u bastis... ishin shpresat dhe ëndrrat e çdo qytetari për të cilin kam luftuar që nga momenti kur zbrita nga shkallët e artë në 2015, duke dashur të përfaqësoja njerëzit," tha ai.

Turma ishte në anën e tij kur bëhej fjalë për kërkimin e FBI-së. Ky rajon e mbështeti zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2020, edhe pse në përgjithësi Pensilvania rrëshqiti nga kontrolli i tij dhe zgjodhi zotin Biden.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • daku11: 04/09/2022 15:36

    O qelbesirë, o funderrinë amerikane. Litarin meriton. Ose ne burg me nigger-at që i ke aq qejf. Kopili i putin mongolit.

    Përgjigju
    • Doku: 06/09/2022 06:00

      O Dak merre më shteuar or ti. Fundërrinë je ti që fshihesh pas tastierës shan në Portale dhe pret sufllaqen e rradhës. Yttt komunist i qelbur

  • katunari: 04/09/2022 12:08

    trump o njish ku ke humber se na thave syt ????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet