Donald Trump: Ky është gabimi më i madh që bëra kur isha president

Donald Trump: Ky është gabimi më i madh që bëra kur isha president

Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA njëkohësisht edhe kandidati republikan Donald Trump ka folur për gabimin më të madh që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë një interviste në podacstin e Joe Rogan, Trump tha se gabimi më i madh i presidencës së tij 2017-2021 ishte zgjedhje e njerëzve të gabuar.

"Neokonët ose njerëz të këqij ose njerëz të pabesë,"  tha ai duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA.

Më tej ai e quajti ish-shefin e tij të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly si një njeri të dobët.

"Një djalë si Kelly, i cili ishte një ngacmues, por një person i dobët," shtoi Trump.

Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si "një idiot", por ndonjëherë ishte i dobishëm.

Teksa u pyet për liderin Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump u shpreh se e njihte "shumë mirë".

Ish presidenti thotë se i kishte kërkuar Kim Jong Un të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij të konsiderueshme të armëve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025

Përfundon mbledhja e grupit të PS, porositë që u dhanë për deputetët! Zbulohen datat kur Rama do jetë në Selanik e Londër! Më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025