Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të dielën se ishte “një shprehje e rëndësishme dhe shumë pozitive” fakti që Koreja e Veriut organizoi paradën e fundit ushtarake pa përfshirjen e zakontë të armëve bërthamore.
Udhëheqësi amerikan, që po përpiqet të detyrojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të braktisë arsenalin bërthamor të vendit të tij, tha në Twitter, “Faleminderit Kryetari Kim”, pas paradës së Phenianit që feston 70-vjetorin e themelimit të vendit, ku nuk u përfshinë raketat balistike ndërkontinentale.
“Ne të dy do t’u tregojmë të gjithëve se e kishin gabim!” tha Trump rreth negociatave të ngecura rreth çnuklearizimit të gadishullit Korean. “Nuk ka gjë më të mirë se sa dialogu i mirë mes dy njerëzve që pëlqejnë njëri-tjetrin! Më mirë nga koha para se të merrja detyrën”.

Parada ushtarake u mbajt në një kohë veçanërisht delikate për Korenë e Veriut. Veriu po përpiqet të lehtësojë tensionet me Shtetet e Bashkuara, pas samitit të qershorit midis Donald Trump dhe Kim Jong Un në Singapor.
Komente

