Në letrën e tij drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, Trump përgëzon popullin e Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Presidenti amerikan ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e SHBA-ve për zgjerimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve, veçanërisht përmes rritjes së tregtisë dhe investimeve, me synim avancimin e prosperitetit të përbashkët, si dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë krah Kosovës për avancimin e paqes dhe stabilitetit në dobi të ndërsjellë.

1771230273_letraetrump.jpg

Donald Trump e ka felenderuar ndërkohë Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për mbështetjen e përpjekjeve amerikane për paqe, si dhe ka mirëpritur Kosovën si anëtare themeluese të Bordit të Paqes, i cili siç thiotë, synon ta bëjë botën më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë.

Urimi i Trump për pavarësinë e Kosovës, u shpërnda edhe nga faqja e Presidencës së Kosovës në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij të publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Mbreti Charles III thekson miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe shpreh vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e urimit. 

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë letër urimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai italian, Sergio Mattarella.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
Macron dhe Matarella letër Osmanit, urojnë Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

1771277139_sergiomatarellaemmanuelmacron.jpg

Sergio Matarella dhe Emmanuel Macron

Franca dhe Italia kanë uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Presidenca e Kosovës deklaroi se presidentja Vjosa Osmani ka marrë letër urimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai italian, Sergio Mattarella.

Më herët, një letër urimi Osmani e mori edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

"Presidentja Osmani pranon letra urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e letrave të shumta të urimit nga liderë botërorë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar mesazhe urimi edhe nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, L.T. Charles III, Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron dhe Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Në letrat e tyre, liderët kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë. Thank you!", thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Ora 19:01
Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë: Bashkëpunimi mes vendeve edhe më i fortë

1771265107_mbreticharlesiii.jpg

Mbreti Charles III

Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar ka dërguar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij të publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, Mbreti thekson miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe shpreh vullnetin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të ardhmen. Ai nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe angazhimin për një partneritet edhe më të ngushtë.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e urimit.