Donald Trump nuk i toleron më 
ofendimet ndaj Zonjës së Parë

Donald Trump nuk i toleron më <br />ofendimet ndaj Zonjës së Parë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk duron dot më të flitet keq për bashkëshorten e tij, Melania Trump.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjatë konferencës që zhvilloi ditën e djeshme me gazetarët, foli edhe për jetën e tij private.

Ai ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar së fundmi, ku thuhej se Zonja e Parë në rininë e saj ka punuar si eskortë seksi.
 
Duket se Trump e priste këtë pyetje, ndaj pa hezituar u përgjigj: “Ajo është një përfaqësuese e denjë e këtij vendi. Ndërkohë që ajo ju mbron, ju e trajtoni padrejtësisht dhe me qëllime dashakeqe. Unë Melanian e njoh prej shumë kohësh dhe di t’ju them që ky trajtim është i padrejtë. Dua t’ju them diçka. Melania do të jetë një zonjë e parë fantastike dhe një përfaqësuese e mrekullueshme e grave. Ajo është shumë  e ndjeshme ndaj çështjeve që lidhen me gratë dhe vajzat”, përfundoi Trump.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi