Donald Trump paditet nga shoferi i tij: Nuk më ka paguar për orët jashtë orarit

Donald Trump paditet nga shoferi i tij: Nuk më ka paguar për orët jashtë orarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe shoferi i tij Noel Cintron

Shoferi i Donald Trump për më shumë se 25 vite pretendon se shefi i tij nuk e ka paguar për punën jashtë orarit. Noel Cintron thotë se gjatë gjithë kohës që punoi për Trump, rroga iu rrit vetëm dy herë, madje herën e dytë duke iu shoqëruar me shkurtimin e sigurimeve shëndetësore.

Ai e ka paditur Organizatën Trump për 3300 orë pune të papaguara, gjatë të cilave ka punuar jashtë orarit në një periudhë prej 6 vitesh. Akuzat e shoferit Cintron pasojnë ato të disa punonjësve ose kontraktorëve, të cilët përgjatë viteve e kanë paditur presidentin ose bizneset e tij për pagesa të pamjaftueshme ose mosmbajtje premtimesh.

Vitin e kaluar, resortit luksoz të golfit në Florida, në pronësi të Trump-it, iu caktua nga gjykata të paguante mbi 32 mijë dollarë një kompani furnizimi me bojë, e cila kishte pretenduar se nuk ishte paguar për lyerjen e kësaj prone. Në lidhje me padinë e shoferit, zëdhënësja e organizatës “Trump”, Amanda Miller, tha se ai është paguar në mënyrë bujare dhe në përputhje me ligjin.

Cintron ishte punësuar me kushtin që ta niste ditën e punës në orën 07:00 dhe ta mbyllte atë në momentin që Trump apo kushdo nga familja e tij të mos kishte më nevojë për të. Ai ka punuar 55 orë në javë dhe është paguar me një rrogë fikse 62 700 dollarë në vitin 2003, më pas 68 00 dollarë në vitin 2006 dhe 75 mijë dollarë në vitin 2010. Por sipas tij, rritja e fundit e rrogës ka pasur një kleçkë, pasi i është kërkuar të heqë dorë nga sigurimi shëndetësor, çka i ka kursyer Trumpit 17 866 dollarë në vit.

Cinton është 59 vjeç dhe jeton në Nju Jork. Ai ka nisur punën si shofer në organizatën Trump 3 vjet më parë. Cintron i ka shërbyer Trump-it deri në momentin kur shoqërimin e tij e mori përsipër shërbimi sekret. Cintron kërkon aktualisht një dëmshpërblim prej 200 000 dollarësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja