Donald Trump "peng" në Afganistan, synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes (VIDEO)

Vrasin? Atëherë ata do të vdesin! Presidenti amerikan Donald Trump synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes pas sulmeve të fundit të Talibanëve në Afganistan që i kanë dhënë fund, të paktën tani për tani, samitit që do të organizohej në Camp David midis drejtuesve afganë dhe vetë presidentit.

“ Ata besuan se duke vrarë njerëz do të ishin në një pozicion më të mirë negociues. Negociatat me ta kanë vdekur bashkë me 12 të vrarët e fundit. Në vetëm 4 ditë forcat amerikane kanë goditur talibanët më fortë se në dhjetë vitet e fundit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë” - tha Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Pas ngjarjeve të 24 orëvë të fundit, Presidenti Ashraf Ghani është i detyruar të balancojë lojën, sepse një pjesë gjithnjë e më e madhe e vendit tani kontrollohet nga ‘Studentët e Zotit’. Në të kaluarën, në administratat e tjera amerikane, mbështetja afgane për SHBA në kurriz të Talibanëve ka shkaktuar një stuhi sulmesh vetëvrasëse. Diçka që Kabuli nuk mund ta përballojë.

"Paqja nuk do të bëhet e mundur pa kushte dhe është e pamundur të negociosh pa vendosur fillimisht armëpushim"-tha Presidenti Ashraf Ghani

Duket se për momentin Washingtoni tani është futur në një rrugë qorre dhe gjithnjë e më shumë duket i prirur të braktisë Afganistanin, një pus i madh shpenzimesh për administratat amerikane, por amerikanët nuk mund ta braktisin atë pa paguar koston e dëmtimit të imazhit. Paradoksalisht, këto sulme e bëjnë tani largimin nga e forcave amerikane më të komplikuar dhe dikush në tokën e përgjakur afgane do të fërkojë duart.

Donald Trump vendosi t’i jap fund negociatave të nivelit të lartë me talebanët, pas sulmeve të 4 ditëve të fundit ku në Kabul u vranë 12 civilë dhe një ushtar amerikan.

Talibanët kanë kërcënuar se nuk do t'i ndërpresin sulmet as në të ardhmen dhe se prej tyre do të vriten edhe më shumë amerikanë. Ata gjithashtu kontrollojnë pjesë të mëdha të Afganistanit dhe kanë mundësi të sulmojnë kudo ku dëshirojnë, madje edhe në qendër të kryeqytetit Kabul.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)