SHBA- Presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump  vijon të mos pranojë se ka humbur zgjedhjet, teksa nuk i ka kursyer akuzat për vjedhje të votave.

"Ai fitoi vetëm në sytë e mediave me lajme false. Unë s'kam pranuar asgjë! Kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Këto zgjedhje u manipuluan", shkruan Trump. 

Që nga 3 nëntori, Trump ka refuzuar që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, teksa ka nisur një sërë betejash ligjore në disa shtete. 

Këto ishin zgjedhjet e para në historinë e SHBA-së kaq shumë të kontestuara, teksa ekspertët thonë se periudha e tranzicionit deri në largimin e Trump nga Shtëpia e Bardhë pritet të jetë aspak e lehtë.