Njerëzit në mbarë botën kanë një interes të madh se kush do të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA të martën (5 nëntor).
A do të të fitojë republikani Donald Trump apo demokratja Kamala Harris?
Teksa Trump u pyet nga gazetari Jonathan Karl i ABC-së nëse kishte një shans që ai të humbiste, ish-presidenti u përgjigj: “Po mendoj, ju e dini, unë mendoj se mund të humbësh. Dua të them, kjo ndodh, apo jo?”
“Megjithatë mendoj se kam një epërsi mjaft të konsiderueshme, por, mund të thuash po, po, mund të humbasësh. Gjëra të këqija mund të ndodhin. E dini, gjërat ndodhin, por do të jetë interesante”, shtoi ai.
Kandidati republikan tha gjithashtu se ai beson se rezultati i garës së tij kundër Kamala Harris do të shpallet nesër mbrëma.
Gjatë një tubimi dje në Lancaster, Pensilvani, Trump tha se e vetmja mënyrë që ai mund të humbiste do të ishte nëse do të mashtrohej, pasi vuri edhe një herë në pikëpyetje integritetin e sistemit zgjedhor, shkruan Skynews.