Hetuesit përgatisin padi ndaj ish-presidentit të SHBA-ve! Trump: Pres të arrestohem javën e ardhshme, qytetarët të protestojnë

Hetuesit përgatisin padi ndaj ish-presidentit të SHBA-ve! Trump: Pres të arrestohem javën e ardhshme, qytetarët të protestojnë

Donald Trump

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të shtunën se pret të arrestohet javën e ardhshme në lidhje me hetimin e bërë nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit dhe bëri thirrje për protesta.

Ndërkohë zyra e prokurorisë së New York po përgatit një urdhër-arresti të mundshëm.

Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump, duke iu referuar vetes, tha se "kandidati kryesor republikan dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrestohet të martën e javës së ardhshme".

“Protestoni, kthejeni kombin tonë”, shkroi ai.

CNN shkruan se takimet kanë vazhduar gjatë gjithë javës midis agjencive të zbatimit të ligjit të qytetit, shtetëror dhe federal në Neë York City rreth mënyrës se si të përgatiten për një padi të mundshme ndaj Trump.

Ndërsa Trump nuk ofroi detaje se pse ai pret të paditet, ekipi i tij ligjor ka parashikuar që kjo të ndodhë së shpejti dhe është duke u përgatitur në prapaskenë për hapat e ardhshëm. Ish-presidenti pritet të mbajë një konferencë në Manhattan pas akuzave zyrtare dhe ka shprehur interes për të mbajtur një fjalim më pas.

Thirrja e tij për një protestë në përgjigje të një arrestimi të mundshëm i bën jehonë ditëve të tij të fundit në detyrë, kur ai vazhdimisht u kërkoi mbështetësve të tij të refuzonin rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke kulmuar në sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitolin e SHBA.

Disa nga këshilltarët e Trump-it i kishin kërkuar privatisht të mos bënte thirrje për protesta, të shqetësuar për mundësinë e një proteste masive në rrugët e Manhattan-it që po dilte jashtë kontrollit ose që mund t’i ngjajë sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

KiE hedh poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

KiE hedh poshtë propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit