Donald Trump është në vështirësi në sondazhe, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve të mesmandatit.

Sipas anketës së realizuar nga Washington Post, ABC News dhe Ipsos, 62% e amerikanëve nuk e aprovojnë punën që po bën ai. Ky është niveli më i lartë i pakënaqësisë gjatë mandateve të tij.

Në çështjen e Iranit, 66% e të pyeturve e kundërshtojnë mënyrën si ai po e menaxhon situatën, ndërsa vetëm 33% e mbështesin. Edhe ekonomia mbetet pikë e dobët teksa vetëm 34% e miratojnë, shifër kjo në rënie me 7 pikë. Për inflacionin, mbështetja zbret në 27%, ndërsa për koston e jetesës vetëm 23% e mbështesin, përballë 76% që janë kundër tij.

Në total, niveli i mbështetjes për Trump është 37%, në rënie krahasuar me muajin shkurt.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Një cisternë me 1.9 mln fuçi naftë i shpëton bllokadës amerikane në Hormuz! Trump sërish: Do të tërheq më shumë se 5,000 trupa nga Gjermania