Pak orë pas arrestimit të Ahmad Khan Rahami, 28 vjecari me origjinë afgane i cili dyshohet se është autori i sulmeve  në New York  dhe New Jersey reagon edhe kandidati republikan Donad Trump sigurisht duke dhënë deklarata aspak të zakonshme: “ Terroristët e plagosur nuk duhen kuruar dhe duhet anuluar edhe e drejta e tyre për t'u mbrojtur” u shpreh Trump.

Gjëja më e keqe është se i ofrojmë të arrestuarit shërimin në spitaldhe ndodhta do të mjekohet nga mjekët më të mirë. Ndoshta do të ketë edhe shërbimin në dhomë. E dimë sesi funksionojnë gjërat në vendin tonë” shtoi manjati.

Ahmad Khan Rahami, i dyshuari për sulmet me bomba në Nju Jork dhe Nju Xhersi ra në pranga pas një shkëmbimi zjarri me policinë ku mbeti i plagosur.
Trump përsëriti thirrjet për verifikime ekstreme tek të sapoardhurit, ku mund të përfshihen edhe vlerësimet nëse emigrantët e mundshëm ndajnë të njëjtat vlera amerikane. 

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)