Donald Trump viziton të plagosurit nga masakrat e Ohajos dhe Teksasit: Ju mbrojti Zoti

Donald Trump viziton të plagosurit nga masakrat e Ohajos dhe Teksasit: Ju mbrojti Zoti

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi të plagosurit në një spital të Dejtonit në shtetin e Ohajos përpara se të nisej drejt El Pasos në Teksas. Këto dy qytete u goditën së fundmi nga sulme vdekjeprurëse me armë zjarri që u morën jetën 31 personave.

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump qëndruan rreth një orë në spitalin Miami Valley. Ata biseduan me ata që u plagosën gjatë të incidentit të së dielës herët në mëngjes në qytetin Dejtonit, ku brenda më pak se një minute, Connor Betts, vrau nëntë persona përfshirë motrën e tij si dhe plagosi 27 të tjera.

Ju mbrojti Zoti. Dua ta dini se jemi me ju gjithë kohën", u tha zoti Trump të plagosurve dhe anëtarëve të familjeve të tyre sipas njoftimit të sekretares së shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham.

Ndërkohë disa qindra vetë ishin rreshtuan në trotuarët në krah të hyrjes për në nspital, një përzierje mes atyre që protestonin ndaj kësaj vizite dhe mbështetësve të zotit Trump.

Presidenti nuk vizitoi vendin e masakrës atje ku gjithashtu ishin mbledhur grupe rivale demonstruesisht, kundërshtarë e përkrahës të vizitës së zotit zotit Trump.

Pas përfundimit të vizitës në Dayton presidenti u nis drejt El Pasos. Gjatë incidentit të së shtunës në mëngjes u vranë 22 persona në një qendër tregtare si dhe plagosën mbi 20 të tjerë. Vizita e Presidentit Trump u prit me protesta edhe në Teksas.

Incidentet e diteve të fundit kanë nxitur kritika ndaj retorikës së presidentit, që shumë banorë të këtyre dy qyteteve i cilësojnë si nxitëse të akteve të dhunës. Disa banorë i kanë kërkuar presidentit të mos vizitojë këto dy komunitete:

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley tha të martën se vizitat e presidentit Turmp në Dejton të Ohajos dhe El Paso të Teksasit, janë të ngjashme me vizitat që ai ka bërë në komunitete të tjera që janë goditur nga sulmet në masë. Presidenti bashkë me zonjën e parë do të takohen me ekipet e forcave të rendit dhe ndihmës së shpejtë si dhe me familjet e viktimave dhe të mbijetuarit.

“Presidenti do të shkojë në këto komunitete që të përcjellë pikëllimin e tij, të lutet me banorët, të shprehë ngushëllime, si dhe të shprehë mirënjohjen e tij për ata që rrezikuan jetën dhe që arritën ta ndalojnë sulmuesin aq shpejt”, tha dje zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley.

Por vizitat e planifikuara kanë ngjallur ndjenja të përziera tek ata që vënë në pikëpyetje nëse presidenti ka legjitimitetin t’u lehtësojë dhimbjen komuniteteve që janë në zi, pas retorikës së tij që shpesh ndez gjakrat.

Në El Paso, një qytet me shumicë hispanike, banorët mbajnë zi për 22 jetët e humbura. Retorika kundër emigracionit e presidentit, ka bërë që disa banorë të shohin si të papranueshme praninë e zotit Trump.

“Ka mungesë respekti për emigrantët, për të gjithë emigrantët si puna jonë. Sepse ai mendon se ne po e pushtojmë tokën e tij. Por nuk është ashtu. Ne vijmë për një të ardhme më të mirë për familjen, asgjë më shumë”, shprehen Arturo dhe Rosi Ceniceros, banorë të El Pasos.

Të tjerë janë mirënjohës për vizitën e presidentit.

“E di që shumë politikanë në qytetin tonë nuk janë të lumtur për vizitën e tij, unë personalisht i uroj mirëseardhje. E vlerësoj shumë kohën që ai po rezervon që të vijë e të takojë banorët e El Pasos”, tha një banore tjetër e këtij qyteti.

Në Dejton, ku humbën jetën nëntë persona nga sulmi me armë në orët e para të së shtunës, kryetarja e bashkisë, demokratja Nan Whaley shprehet se do ta mirëpresë presidentin. që vjen nga radhët e partisë. Por ajo shton se komentet e tij pas sulmeve ishin të paqarta.

“Nuk e kuptoj se çfarë ka në mendje presidenti. Vetëm mund të shpresoj që si president i Shteteve të Bashkuara, ardhja e tij nënkupton se ai do të kontribuojë për të përmirësuar situatën sepse për këtë kemi nevojë,” tha kryetarja e bashkisë së Dejtonit, demokratja Nan Whaley.

Në fjalimin e së hënës për dy masakrat tronditëse, presidenti Trump foli për arsyet që shkaktuan masakrat, duke përfshirë sëmundjet mendore dhe dhunën e nxitur nga lojrat elektronike. Por ai shmangu rregulloret e buta që lejojnë blerjen lehtësisht të armëve të kalibrit të madh në SHBA.

“Jam e zhgënjyer nga komentet e tij. Janë të mangëta. Ai përmendi problemin e armëve një herë. Nëse analizon qëndrimet e presidentit mbi armët, sinqerisht më bën të mendoj se ai nuk ka bindje të qarta”, tha kryetarja e bashkisë së Dejtonit, Nan Whaley.

Pas Dejtonit, presidenti shkon në El Paso, ku 22 persona u vranë në një qendër tregtare. Njoftohet se personi i dyshuar si autor i sulmit, Patrick Crusius, kishte postuar në internet një mesazh supremacist orë përpara sulmit, në të cilin shprehet urrejtja e tij për hispanikët.

Zoti Trump në fjalimin e së hënës bëri thirrje të ndërpriten retorika të tilla, por ai vetë akuzohet për shrytëzimin e kësaj ideologjie në fjalimet ku zotohet për ndërtimin e murit në kufirin jugor që të pengojë ardhjen e emigrantëve të paligjshëm në SHBA, duke përfshirë këtu edhe fjalimin e tij nga El Paso në muajin shkurt.

Vizita e presidentit vjen në një kohë kur është shtuar presioni ndaj Senatit të kontrolluar nga republikanët që të miratojë një ligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, i cili përfshinë kontrollimin e së kaluarës së blerësve të armëve. Ky ligj përfshinë edhe kontrollimin e historisë së blerësve të armëve në internet dhe atyre në panairet e armëve. VOA

*titulli redaksional*

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 08/08/2019 14:15

    I mbrojti zoti? Dmth po te mos i mbronte zoti do ishin vrare me qindra njerez? Po ata qe u vrane ishin te “padeshiruarit” e perendise? Ky eshte presidenti me idiot qe ka pasur SHBA-ja ndonjehere...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës