Montella e konsideroi të vdekur, por Torino e tronditi duke i marrë një pikë shumë të rëndësishme Milanit.
 
E ndërsa 4 ditë më parë e eliminoi nga Kupa e Italisë, mbrëmë Torino i mori barazimin 2-2 Milanit.
 
Madje, lojtarët e Milanit mund të cilësojë veten me fat, pasi ishte shumë pranë humbjes, por e shpëtoi portieri Donaruma.
 
Milani e nis lehtë ndeshjen dhe pas 26 minutave të para u gjend në disavantazhin e dy golave me autorë Belotti e më pas Benassi, ndërsa Torino humbi edhe një penallti.
 
Por atëherë kur u duk se gjithcka ishte mbyllur për Torinon, Milani u rikthye duke shënuar dy herë me Bertolaccin dhe Baccan.
 
Milani shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e pestë, por me një ndeshje më pak pas barazimit.


dy.b/shqiptarja.com