Franca dhe aleatët e saj afrikanë kanë marrë nën kontroll Gaon dhe Timbuktu si dhe qytetin e fundit të Kidal-it nga duart e islamistëve.
Ndërkaq, fillojnë llogaritë e fondeve të nevojshme për të përmirësuar situatën, por numërohen edhe viktimat e dëmet.
Në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Etiopi donatorët e huaj premtuan 455 miliona dollarë ndihma për forcat që luftojnë militantët islamik në veri të Malit.
Premtimet u bënë nga donatorët e bllokut afrikano-perëndimor dhe Afrika e Jugut.
Bashkimi Europian premtoi 50 milionë dollarë ndihma për trupat qeveritare maliane. Ndërsa Japonia ofroi 100 milion dollarë për forcën, që do të njihet si Misioni Ndërkombëtar i udhëhequr nga Afrika për Malin.
Ministrat e Jashtëm në Bruksel kanë rënë dakor të dërgojnë trupat britanike për të ndihmuar ushtrianë maliane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja janë duke mbështetur ndërhurjen e forcave ushtarkae franceze në Mali kundër grupeve terroriste të lidhura më al Kaida. Gjithashtu fuqitë botërore janë shprehur të shqetësuar se militantë mund të përdorin shkretëtirën sahariane në veri të shtetit afrikan si një trampolinë për sulme ndërkombëtare.
Redaksia Online
(Gre.M/lc/Shqiptarja.com)