Doni të bëheni policë? Policia e Shtetit jep lajmin e mirë për aspirantët

Doni të bëheni policë? Policia e Shtetit jep lajmin e mirë për aspirantët

TIRANË- Policia e Shtetit ka shtyrë deri më 15 gusht 2019, afatin për aplikimet për pranim në Kolegjin Profesional të Lartë për "Patrullë e Përgjithshme"

Në një reagim për mediat, ata kanë bërë të ditur se ky vendim vjen si shkak i kërkesave të shumta  të adresuara në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit dhe në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe pamjaftueshmërisë së kohës për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar.

Fitues do të shpallen për 500 aplikantë.

"Policia e Shtetit, u vjen në ndihmë aplikantëve, të cilët dy prej dokumenteve të kërkuara, certifikatën familjare dhe dëshminë e penalitetit, do t'i marrin në zyrat e shërbimit për qytetarët.

Njëkohësisht të gjithë aplikantët që janë regjistruar në kursin për Leje Drejtimi, të paraqesin në dokumentet e kërkuara, vërtetimin që ndjekin këtë kurs, dhe në momentin që shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit, duhet të paraqesin Lejen e Drejtimit, në të kundërt skualifikohen dhe nuk  kanë të drejtë të vijojnë fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Formulari dhe lista me dokumentet që duhet të plotësojnë aplikantët, tërhiqen pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikantët kanë vendbanimin të regjistruar në Gjendjen Civile.

Ministria e Brendshme e shikon me shumë interes dëshirën e të rinjve për t'u bërë pjesë e Policisë së Shtetit dhe inkurajon aplikantët për një garë të ndershme bazuar në meritë", njofton policia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja