Doni të studioni në SHBA? Ja ku duhet të aplikoni dhe kushtet që kërkohen për të përfituar bursë

Doni të studioni në SHBA? Ja ku duhet të aplikoni dhe kushtet që kërkohen për të përfituar bursë

Ambasada Amerikane

Për të gjithë nxënësit nga mosha 15 deri në 17-vjeç, që kanë dëshirë të studiojnë në SHBA, Ambasada Amerikane në vendin tonë bën me dije se janë hapur aplikimet në lidhje me bursat e një programi të ofruar për të rinjtë shqiptarë.

Me një postim në Facebook, Ambasada bën me dije se kusht për të fituar bursën janë njohuritë e mira në gjuhën angleze, ndërsa bursat ofrohen nga 7 kolegje dhe universitete në SHBA.

Programi EducationUSA Albania është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t'i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara.

"Jeni nxënës nga mosha 15 deri 17 vjeç me aftësi të mira të gjuhës angleze dhe në kërkim të një eksperience të jashtëzakonshme arsimore nga qetësia e shtëpisë tuaj? EducationUSA Albania ka hapur aplikimin për bursat e EducationUSA Academy Connect, një program i ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në Shtetet e Bashkuara. EducationUSA Academy është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t'i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe ofron aftësi dhe përvojë të vlefshme për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aplikimet e tyre dhe të përgatiten për arritje në të ardhmen", shkruan ambasada e SHBA.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar këtu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje