Talenti shqiptar, Donis Avdijaj ka debutuar me gol te skuadra e tij e re, Sturm Graz. Lojtari ka një klauzolë prej 50 milionë eurove te Schalke, është huazuar te skuadra austriake Sturm Graz. Avdijaj, që në ndeshjen e parë, ka arritur të shënojë, në fitoren e skuadrës së tij të re ndaj Kalsdorf, me rezultat 4:0. Avdijaj, shënoi në minutën e 86 të ndeshjes duke vulosur gjithçka. Përsa i përket të ardhmes me Shqipërinë lojtari ka lënë gjithçka të hapur pranimin e ftesës, por ende nuk ka dicka konkrete nga FSHF.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)