Ende pa mbushur dy muaj në drejtimin e QSUT-së Donjeta Bali u dorëhoq nga ky pozicion.

Në vend të saj është emëruar në krye të Qendrës Spitalore Universitarë ‘Nënë Tereza’ një tjetër mjek, Florenc Spaho.

Mjeku Spaho është deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i komisionit të shëndetësisë, të kësaj legjislature, dhe pritet që detyrën ta marrë zyrtarisht në shtator.

Donjeta Bali u dorëheq nga detyra që mori më 29 maj, kur zëvendësoi Alma Canin.  Edhe kjo e fundit u largua me dorëheqje,  pas 14 muajsh në krye të QSUT.