Donnarumma bën 'meakulpa': Jam
tifoz i Milanit që kur kam lindu

Donnarumma bën 'meakulpa': Jam<br />tifoz i Milanit që kur kam lindu
Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, deri para pak ditësh ka qënë njeriu më I urryer dhe më I sulmuar nga tifozët “kuqezinjë”, për shkak të refuzimit për të vazhduar kontratën me klubin ku është rritur.

Por gjithçka ka ndryshuar, pasi dje portieri 18-vjeçar ka firmosur kontratën me Milanin për 4 vite të tjerë, gjë e cila duhet të ketë zbutur sadopak inatin e tifozëve.

Donnarumma, ka bërë një “meakulpa”, ku shprehet se milani është klubi I vetëm me të cilin dëshiron të luajë.

Jam krenar dhe shumë I lumtur që mbetem pjesë e Milanit. Unë kam lindur këtu dhe në kokën time nuk kam pasur kurrë dyshime. U kërkoj ndjesë tifozëve sepse kam lexuar gjëra të cilat nuk duhet ti kisha lexuar kurrë. Nuk doja t’ju shkaktoja dhimbje dhe shpresoj që mardhëniet mes nesh të kthehen si më parë. Unë jam tifoz i Milanit që kur kam lindur”, është shprehur 18-vjeçari Donnarumma.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën