Donte të lumturonte gjyshen me kancer në ditën e saj më të bukur, e reja martohet në një dhomë spitali

 Donte të lumturonte gjyshen me kancer në ditën e saj më të bukur, e reja martohet në një dhomë spitali

Çifti dhe gjyshja

SHBA- Dita më e bukur e jetës, nuk do të ishte asnjëherë “kaq e bukur” pa njerëzit e saj më të dashur, ndaj një vajzë e re nga Teksasi vendosi të martohej në dhomën e spitalit të gjyshes së saj e cila vuante nga kanceri i mushkërive.

Me lule në dorë dhe shume emocion, gjyshja e shtrirë në shtratin e spitalit ka ndjekur me vëmendje ceremoninë e dasmës së mbesës së saj të dashur.

Sapo ceremonia e vogël martesore mbaroi dhe shkëmbyen puthjet dhe përqafimet më të ngrohta, gjyshja fatkeqësisht ndërroi jetë me shijen e ëmbël në buzë, pas një “lufte” të gjatë dhe të ashpër me sëmundjen.

Videoja në të cilën shfaqen disa momente nga dasma më e veçantë, po përlotin internetin.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!