Familja e Meghan Markle është vënë në qendër të vëmendjes së mediave pikërisht pasi aktorja u martua me Princin Harry. Shpesh herë janë bërë publike debatet që Dukesha e Sussex ka patur më të atin dhe me të motrën.
Pikërisht për të qetësuar situatën rreth një javë më parë motra e Meghan Markle, Samantha Markle njoftoi se ishte duke shkuar në Londër. Prej kohësh ajo kishte kërkuar me ngulm një takim mes motrash. "E!News" shkruan se pas mbërritjes në pallatin mbretëror gjithçka ka shkuar keq.
Teksa Samantha është përpjekur të futet me forcë, rojet e kanë nxjerrë jashtë si person të rrezikshëm. Më pas ajo është larguar pasi nuk kishte marrë asnjë ftesë zyrtare për në pallat.