Dopietë Balaj e Llullaku, Berisha 'kyç'
portën, fiton Mavraj, humb Memushaj

Dopietë Balaj e Llullaku, Berisha 'kyç'<br />portën, fiton Mavraj, humb Memushaj
Edhe kjo javë ka prodhuar gola shqiptarë në Europë, ndërsa protagonistë kanë qenë edhe ata të cilët nuk kanë shënuar. Bekim Balaj dhe Azdren Llullaku kanë shënuar dopietë respektivisht në kampionatin rus dhe atë rumun. Sulmuesi shkodran shënoi dy gola me Terk Grozny ndaj Uralit, në fitoren 4:1. Ekipi nga Çeçenia arriti një fitore të rëndësishme duke iu afruar kreut të renditjes.


 
Dy janë golat edhe të Azdre Llullakut në Rumani, në sfidën e Gaz Metan ndaj Targu Muresh, në fitoren 4:1. Ky është dygolëshi i dytë i sulmuesit kuqezi, pas atij të një jave më parë.


 
Ndërkohë, edhe Etrit Berisha vijon me performancën e tij të shkëlqyer me Atalantën. Ekipi nga Bergamo arriti të fitojë 3:0 ndaj Genova-s. Këta të fundit javën e kaluar mundën Milanin me të njëjtin rezultat. Berisha mbajti portën të paprekur, ndërsa nuk pëson gol prej gati 200 minutash.


 
Edhe qendrëmbrojtësi i kombëtares, lojtari i Koln, Mërgim Mavraj, vijon të mbetet një pikë kyçe për ekipin gjerman. Koln mundi thellë 3:0 Belinezët e Herthës. Mavraj luajti titullar përgjatë 90 minuta të këtij takimi.


 
Ledian Memushaj dhe Peskara e tij s'ia kanë dalë përballë Milanit, teksa kanë humbur minimalisht 1:0. Memushaj, kapiteni i ekipit bardhekaltër, iu afrua golit të barazimit me një gjuajtje të jashtëzakonshme nga jashtë zone, por Donnaruma ishte i pakalueshëm. 



Gol kuqezi i kësaj jave ishte edhe ai i mesfushorit Amir Abrashi me Freiburg, fitoren 3:1 ndaj Werder Bremen. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm