Dopingu, Dr. Lluka Heqimi: Klubet
dhe mjekët të njihen me substancat

Dopingu, Dr. Lluka Heqimi: Klubet<br />dhe mjekët të njihen me substancat<br>
Dy rastet e fundit të dopingut në sportin shqiptar kanë hapur një tjetër temë të nxehtë, sidomos sa u përket garave që sportistët tanë zhvillojnë në arenën ndërkombëtare. Pasi rezultoi pozitiv në testin A dhe B pas Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, Romela Begaj, duke e pasur rast të përsëritur, tashmë rrezikon përjashtim për një kohë të gjatë.

Ndërsa rasti më i fundit ishte ai i mbrojtësit të Skënderbeut, Bajram Jashanica, që ka rezultuar pozitiv në ndeshjen e Europa League dhe UEFA mund të dënojë për të paktën 1 vit nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Profesor Doktor Lluka Heqimi, anëtar i organizatës botërore të antidopingut, mjek sportiv për një kohë të gjatë, i ndan dy rastet e sipërpërmendura.

“Rastet nuk janë të njëjta. Romela Begaj ka marrë doping për të rritur fuqinë e saj sportive dhe kjo duket më zënien e vendit të parë, pasi analizat e dy testeve janë pozitive. Për më tepër, është një rast i përsëritur. Ndërsa në rastin e futbollistit kemi të bëjmë me një gabim të stafit mjekësor. Sportisti nuk ka marrë substancë për të rritur fuqinë e tij” – shprehet Heqimi.

Njëkohësisht, Profesor Doktor Lluka Heqimi tregon edhe çfarë duhet të bërë që të parandalohen sa më shumë rastet e dopingut në Shqipëri, ku vë theksin të propaganda që duhet të bëjnë mjekët sportivë nëpër klube.

“Së pari, mjekët dhe stafet mjekësore duhet të njihen me substancat që janë të ndaluara. Lista e tyre duhet të afishohet në mënyrë të dukshme edhe në ambientet sportive. Së dyti, duhet një propagandë më e madhe, pasi kohët e fundit ka pasur një nënvlerësim të këtyre rasteve. Dhe kjo të bëhet në të gjitha nivelet dhe disiplinat sportive” – përfundon Profesor Doktor Lluka Heqimi.

Në fund të muajit mars është Kampionati Europian i Peshëngritjes dhe një tjetër rast dopingu i ndonjë shtangisti shqiptar, mund të pezullonte për dy vjet federatën shqiptare dhe pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron