Dorëheqja e rektorit Gashi, studentët
ndërpresin përkohësisht protestat

Dorëheqja e rektorit Gashi, studentët<br />ndërpresin përkohësisht protestat
PRISHTINË - Studentët e UP kanë vendosur të ndërpresin përkohësisht protestat, pas dorëheqjes së ditës djeshme të Rektorit të universitetit, Ibrahim Gashi.
 
Megjithatë, Këshilli Organizativ i Protestave të Studentëve kërkon që të ndryshohet statuti i Universitetit të Prishtinës, si dhe të shkarkohet Këshilli Drejtues i UP-së.
 
Ndërkohë, pas dorëheqjes së Rektorit Gashi kanë dhënë dorëheqjen 4 prorektorë si dhe Naser Sahiti, i cili u zgjodh si Ushtrues i Detyrës së Rektorit në UP, deri në zgjedhjet e parakohshme.
 
Në letrën dërguar Këshillit Drejtues, Sahiti njofton refuzimin e detyrës së re si dhe lajmëron dorëheqjen nga posti i tij. Ai argumenton se është e arsyeshme t’i hapet rruga formimit të një ekipi të ri menaxhues për të rikthyer normalizimin e situatës.
 
Kryetari i Këshillit Drejtues të UP-së, Muharrem Nitaj nga ana e tij ka pranuar dorëheqjen duke e quajtur si shprehje të vullnetit të mirë për të ndihmuar proceset e ndryshimeve të universtet, të cilat tashmë kanë filluar në të gjitha njësitë akademike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)