Vetëm 5 ditë larg 21 qershorit, është tërhequr nga gara kandidati i pavarur për Bashkinë e Konispolit, Fatmir Shero. 
Në një deklaratë të bërë prej tij bëhet e ditur se ai ka dhënë dorëheqjen si kandidaturë për interesa më madhore se ajo e një kryetari bashkie. Në kërkesën e tij për dorëheqje të parevokueshme të paraqitur pranë KZAZ së Konispolit thuhet se: 

Iniciativën për këtë vendim e ka marrë duke parë situatën e krijuar dhe për mos të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve. 

Duke parë interesa më madhore se ajo e një kryetari bashkie nxitem shpirtërisht dhe me sinqeritet të pastër të bëj dorëheqjen time nga kandidatura si i Pavarur për kreun e bashkisë Konispol. Me këtë rast ju bëj thirrje përkrahësve të mi të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë dhe t’ia japin votën forcës politike që ata gjykojnë se mund të mbrojë interesat, identitetin familjar, pronën dhe idealet e tyre. 

Ndërkohë ju bëj thirrje gjithë kandidatëve të forcave politike që garojnë për bashkinë e Konispolit, për një fushatë brenda standardeve Europiane në zbatim të ligjit të zgjedhjeve. Ju bëj thirrje të përbuzin dhe të hedhin poshtë çdo përpjekje apo insinuatë nga kushdo qoftë për përçarje krahinore, fetare dhe shoqërore.
 
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)