Dorëzohet Roma akord me
Chelsea për Dzeko e Emerson

Dorëzohet Roma akord me<br />Chelsea për Dzeko e Emerson<br>
Kur duhet edhe një javë nga fundi i merkatos së dimrit, Chelsea duke se do bëjë goditje të dyfishtë në Itali.

Roma është dorëzuar në dëshirën për të mbajtur dy prej lojtarëve më të vlefshëm të saj, Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri. Agjenti i sulmuesit boshnjak ka diskutuar në detaje transferimin e lojtarit, që nga ana e tij mori kohë bashkë me familjen për të vendosur përfundimisht.

Edin Dzeko tentohet nga ideja për të luajtur në kampionatin më të fortë në botë dhe me kampionët në fuqi të Anglisë. Por, sulmuesi boshnjak do të transferohet në Londër pa sigurinë se kush do të jetë trajneri i ri, sezonin që vjen, dhe me vetëdijen se do të jetë zgjedhje gjithmonë pas spanjollit Morata.

Roma kërkon 30 milionë euro dhe 5 milionë bonus në varësi të objektivave për boshnjakun. Ndërkohë, është më pak e komplikuar tratativa për Emerson Palmierin, që do ta çonte në 50 milionë euro fitimin e romanëve për operacionin me “blutë” e Londrës.

Duke përjashtuar surprizat, lojtari, që ka rënë më parë dakord, do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me 2.5 milionë euro në sezon, për t’u transferuar që tani në Premier League.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike