Dorëheqja e Alibeajt/ Edit Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD-së! Kokalari: Shitët mundin për të mbuluar pisllëqet e Berishës me Metën

Dorëheqja e Alibeajt/ Edit Harxhi thirrje Tabakut dhe Bardhit: Silleni vulën në seli, të fillojmë ringritjen e PD-së! Kokalari: Shitët mundin për të mbuluar pisllëqet e Berishës me Metën

Edit Harxh

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edit Harxhi, ka pasur një kërkesë për Partinë Demokratike, tashmë pa një kryetar sepse Enkelejd Alibeaj u tërhoq.

Në një postim në Facebook, Harxhi  i bën thirrje  Jorida Tabakut, Gazment Bardhit etj, që të sjellin vulën në seli. Sipas saj, tani PD duhet të fillojë ringritjen.

“Tani që Enkeljdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!” , shkruan Edit Harxhi.

Në përgjigje të saj reagoi Evi Kokalari, i cili tha se vula s’duhet t’i shkojë Berishës dhe mbështetësve të tij që thotë se i shitën zgjedhjet. Sipas Kokalarit, Rithemelimi shiti mundin për të mbuluar pisllëqet e Berishës me Metën.

"Jo zonjë. Misioni tashti fillon. Vula s'ka pse ju shkon juve tashti mbasi shitët të gjithë zgjedhjet dhe Keshillin Bashkiak Metës. Këtyre, me Gaz Bardhin në krye ju ra goja mbas 3 Mars të bashkoheshit e të hynit në zgjedhje me vulë e logo të PDsë, dhe ju refuzuat dhe hytë me LSI. Në fakt dorëheqjen duhet ta jepni ju, me ty në krye si pseudo-konservatore që shite gjithë atë mund, për të mbuluar pislliqet e Berishës me Metës. Vula të rri aty ku është. Ju vazhdoni me Metën, dhe mos pretendoni më kurrë që do nxirrni gjë në dritë. Ju të gjithë jeni bashkëfajtorë të fiaskos së 14 Majit, dhe shkatërrimit të demokracisë në atë vënd", shkroi Kokalari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Dorëheqja e Alibeajt nga drejtimi i PD, Kokalari i përgjigjet Harxhit: Vula s’ka pse ju shkon juve, i shitët zgjedhjet e mbuloni pislliqet e Berishës dhe Metës

1674405685_6400evikokalari1jpg946.jpg

Ish amerikania e Berishës, Evi Kokalari i është përgjigjur Edit Harxhit duke thënë se pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt, vula s’duhet t’i shkojë Berishës dhe mbështetësve të tij që thotë se i shitën zgjedhjet.

“Jo zonjë. Misioni tashti fillon. Vula s'ka pse ju shkon juve tashti mbasi shitët të gjithë zgjedhjet dhe Keshillin Bashkiak Metës. Këtyre, me Gaz Bardhin në krye ju ra goja mbas 3 Mars të bashkoheshit e të hynit në zgjedhje me vulë e logo të PDsë, dhe ju refuzuat dhe hytë me LSI.

Në fakt dorëheqjen duhet ta jepni ju, me ty në krye si pseudo-konservatore që shite gjithë atë mund, për të mbuluar pislliqet e Berishës me Metës.

Vula të rri aty ku është. Ju vazhdoni me Metën, dhe mos pretendoni më kurrë që do nxirrni gjë në dritë. Ju të gjithë jeni bashkëfajtorë të fiaskos së 14 Majit, dhe shkatërrimit të demokracisë në atë vend”, shkroi Evi Kokalari.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guzi: 17/05/2023 23:04

    Kërkon vule fondamentalistja talebane

    Përgjigju
  • Ops: 17/05/2023 21:02

    Ik o bole femer

    Përgjigju
  • Jimmy: 17/05/2023 20:46

    Po kjo idiote e paafte!!cfare vule kerkon tia japi bukshkelurit berisha sa turp!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024